REGBIA
english_version.docx | |
File Size: | 20 kb |
File Type: | docx |
Regbia është një sport skuadre që mund të luhet nga vajza dhe djem, burra dhe gra të çfarëdo lloj moshe dhe niveli aftësish. Egzistojnë shumë lloje të ndryshme regbie, që nga regbi me 7 persona për skuadër e deri tek regbi me 15 persona për skuadër, që nga regbi me prekje dhe pa kontakt fizik e deri tek regbi me kontakt të plotë ose disiplina regbi union. Regbia i ndihmon lojtarët të ndërtojnë karakterin dhe aftësitë e nevojshme për jetën nëpërmjet punës në skuader, punës së fortë , bashkëpunimit dhe rrespektit për të tjerët. Regbia ka aftësinë të thyejë barrierat dhe të ndërtojë miqësi që zgjasin për të gjithë jeten.
(Studimet tregojnë se kryerja e 3 orëve të aktivitetit fizik për javë , e kombinuar me një dietë të shëndetshme, mund të ulë prevalencën e sëmundjeve jetë-kërcënuese si sëmundjet kardio-vaskulare, insultet cerebrale, hipertensionin arterial dhe disa lloje të kancerave)
Historia e regbisë
Sipas legjendës, në vitin 1823, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet shkollave në qytetin e Rugby, në Angli, një djalë i ri i quajtur Webb Ellis mori topin në duar dhe vrapoi drejt portës së kundërshtarit.
Rreth 2 shekuj më vonë, regbia ka evoluar në një nga sport më popullore të botes, duke rradhitur miliona persona të cilet e luajnë , shohin dhe ndjekin këtë lojë.
Përmes disiplinës, vetëkontrollit dhe rrespektit të tërthortë, krijohet një ndjenjë miqësie dhe ndershmërie në lojë, duke përkufizuar lojën dhe parimet e sportit të regbisë.
Historia e regbisë në Shqipëri
Në vitin 2010, një grup të rinjsh filluan të luanin regbi në Shqipëri dhe ,me kalimin e kohës , u lindi mendimi për ta zhvilluar këtë sport në gjithë Shqipërinë.
Ndeshja e parë e regbisë në Shqipëri u luajt me datë 3 gusht 2013 ndërmjet dy skuadrave të emërtuara Shqipëria A dhe Shqipëria B. Skuadrat përbëheshin nga djemtë të cilët filluan regbinë në Shqipëri si dhe lojtarë regbie Shqiptarë të cilët jetonin dhe luanin regbi kryesisht në Itali. Ekipi i parë i regbisë në Shqipëri, Klubi Regbisë Tirana, u formua dhe ka qene aktiv që në vitin 2013 por janë regjistruar në mënyrë zyrtare në prill 2015.
Ndeshja e parë internacionale e luajtur nga Shqiponjat Kuq e Zi të Shqipërise kundra Klubi Regbisë Tirana.
5 gjera që çdokush duhet t’i dijë për regbinë
Sistemi i pikëve: Për të shënuar në regbi, topi duhet të prekë token pas zonës së portës, duke shënuar 5 pike. Ky veprim quhet try.
Pas try , jepet e drejta goditjes së topit me këmbë në largësi më të madhe se 22 metra, në të njëjtin drejtim me shëninimin e try-it . Topi duhet të goditet në hapësiren sipër traversës dhe midis 2 shtyllave të gjata. Kjo vlen 2 pikë dhe quhet conversion.
Penalty kick- Kur shkaktohet një faull afër zones se try , lojtarët mund të kryejnë një gjuajtje të ngjashme me konverisonin. Por në këtë rast shënimi vlen 3 pikë.
Skuadrat: Rugby luhet në shumë forma por dy janë më të zakonshmet:
Regbi me 7 persona /skuadër
version i regbisë luhet edhe në Lojrëat Olimpike . Loja luhet për rreth 14 minuta me dinamikë të shpejtë , ka shume aksion dhe zakonisht ka pikavarazh të lartë.
Regbi me 15 persona/ skuadër
formë më tradicionale e regbisë luhet me nga 15 persona për çdo skuader për 80 minuta. Lojtarët e skuadrës variojnë shumë për sa i përket përmasave , peshës dhe llojit të aftësive.
Pasimi – Një aspekt unik i lojës së regbisë është mënyra se si pasohet topi. Lojtarët mund ta pasojnë topin vetëm mbrapa ose paralel me vetveten.
Rrëzimi (Tackling) – Regbia vjen në 2 forma loje , nga të cilat njëra është forma me kontakt fizik dhe forma tjetër pa kontakt. Lojtarët lejohen të rrëzojne ose hedhin në tokë kundërshtarët në formën me kontakt, ose të kapin flamujt në versionin pa kontakt.
Skrami (Scrum) – Kjo tip loje ndodh pas thyerjeve të vogla të rregullave (kur pasohet topi përpara psh). Lojtarët “lidhen” me njëri-tjetrin dhe shtyhen me kundërshtarët , duke kontestuar për pronësine e topit. Principi i scrum-it është i njëjtë me atë të “jam” në basketboll.
Lineout – Kjo pjesë e lojës ndodh sa here që topi del jashtë fushe.
Tipet e regbisë për fëmijë nuk i përfshijnë scrumet dhe lineout-et gjatë lojës. Lojtarët mund të avancojnë në përfshirjen e scrum-eve dhe lineout-eve në momentin që përmbushin kriteret e aftësive dhe moshës së nevojshme.
Vlerat bazë të regbisë
Regbia i jep lojtarëve më shumë se sa thjesht mundësinë për të ndërmarrë një aktivitet të fortë fizik, ai është një sport me vlera që i zhvillon lojtarët dhe në kontekstin moral edhe ne atë social.
Pasioni, Integriteti, Solidariteti, Disiplina dhe Rrespekti
Filozofia jonë është të ngremë dhe të mbajmë lart Shpirtin e Lojës dhe t’u japim të gjithëve mundësinë për të luajtur lojën e regbisë. Albania Rugby është e përkushtuar të promovojë vlerat bazë të kësaj loje përgjatë zhvillimit të regbisë në vend.
Pasioni -Energjia që na shtyn përpara në jetë. Regbia në moshë të re jep lindjen e kënaqësisë , mbështetjes emocionale dhe një ndjenjë përkatësie, duke u ushqyer lojtarëve pasionin për lojën.
Integriteti – Të thuash të vërtetën dhe t’i bindesh intuitës instiktive. Të kesh integritet do të thotë të ndjekësh dhe të marrësh përsipër përgjegjësinë në rast gabimi.
Solidariteti – Të mbështesësh dhe përfshijsh të gjithë personat pa dallim feje, rrace, moshe, gjinie ose edukimi. Solidaritet do të thotë të mbështesësh shokët e ekipit dhe të punoni së bashku për një qëllim të njëjtë – të argëtohemi dhe të luajmë regbi !
Disiplina – Sjellja e fokusuar që e drejton një njeri drejt suksesit. Disiplina është një pjesë e pandarë e lojës brenda dhe jashtë fushe, dhe reflektohet përmes përqasjes me rregullat e lojës së regbisë, etikës së mirë në punë, rrespektimin e të tjerëve dhe nderimin e vlerave tone bazë.
Rrespekti – Të pasurit vlerësim, mirëkuptim dhe besim tek shoket e tu të skuadrës, kundërshtarët, trainerët, arbitrat dhe në vetvete. T’i trajtosh të tjeret me rrespekt është një përparësi në mbajtjen e esencës së regbisë.
Pse është regbia e përshtatshme në zhvillimin e njerëzve dhe komunitetit ?
Këto traktate të zhvillimit të karakterit u bënë të njohura si vlerat bazë të “Ëorld Rugby” dhe janë inkorporuar në rregulloren e lojës së “Ëorld Rugby”. Kur këto vlera promovohen nga sporti dhe organizatat zhvilluese, përfitimi social i pjesëmarrësve është i madh, sidomos i fëmijëve.
Regbia luhet nga pothuajse më shumë se 8 milion burra dhe gra, djem dhe vajza në mbi 150 shtete në të gjithë rruzullin tokësor.
Këto të dhëna tregojnë se ka disa avantazhe në zhvillim. Tregon se ky sport ka aftesinë të arrijë audienca të reja duke prezantuar një sport të ri dhe entuziazmues i cili nuk ka konceptet dhe idetë e shumë sporteve të famshëm . Në një ambient ku futbolli shihet si sport “burrash”, përshembull, regbia mund të jetë efektive në afrimin e femrave në këtë sport.
Cilave grupe u përshtatet regbia ?
Regbia është e hapur ndaj të gjitha moshave dhe aftësive, madje egzistojnë forma të lojës të përshtatura për grupe të ndryshme dhe lokalitete të ndryshme. Regbia me 7 lojtarë debutoi në lojërat Olimpike 2016 ndërsa regbia me karroca ka qene pjesë e sporteve Olimpike për persona me aftësi të kufizuara që në vitin 2000 në lojërat e Sydney-t . Këto zhvillime, me shumë mundësi do t’a bëjnë sportin më të famshëm si dhe do të rrisin dëshirën për t’a përdorur regbinë në projektet zhvillimore.
Regbia me 7 persona është një version i zvogëluar i lojës së plotë me 15 persona për skuadër, që nënkupton se nuk nevojitet një numër i madh lojtarësh për ta luajtur , si dhe mund të luhet në hapësira më të vogla. Touch Rugby (rugby me prekje) nënkupton se shumë nga aspektet fizike të lojës përjashtohen (lojtarët prekin njeri-tjetrin në vend që të rrëzojnë njëri-tjetrin) . Ky mund të jetë një version më i përshtatshëm i lojës i cili mund të luhet me skuadra të përbëra si nga meshkuj , ashtu edhe femrat.
Rugby Shqiperia
Rugby Shqipëri është një iniciativë për të ndërtuar dhe zhvilluar sportin e regbisë në Shqipëri, një sport i cili ,deri vonë, ka qenë pothuajse i panjohur për shqiptarët. Objektivat tanë janë prezantimi i regbisë në Shqipëri, sportit me rritjen globale më të shpejtë i cili po përhapet në të gjithë globin. Albania rugby është e perkushtuar të sigurojë përfshirjen e sportit të regbisë për gjithë njerëzit në Republikën e Shqipërisë pavaresisht dallimeve të rracës, gjinisë apo besimit fetar.
Momentalisht ne kemi 2 skuadra.
Synimi ynë është të zgjerohemi deri në të paktën 4 skuadra në mënyrë që t’i bashkohemi Ëorld Rugby Union dhe të kemi mundësi të marrim pjesë në lojëra dhe turne internacionale.